Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë SocialDemokrate, Shpend Ahmeti kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Në konferencën për media që mbajtën të dy kryetarët e këtyre subjekteve politike, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha që kanë arritur të bashkohen dhe ta bëjnë bashkë një proces të mirë. Ai pohoi se janë të përgatitur për të marr përgjegjësitë për këto zgjedhje, për të gjitha ato tema që preokuptojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.
“Mendoj që sot jemi më të PSD ishte ajo që e votoi Ushtrinë dhe na dhanë përkrahje që të vazhdojë tutje qeveria. E falënderoi që na ndihmuan për ato ditë të vështira. Jam i bindur që do të arrijmë suksese të tjera. Jemi të hapur për bashkëpunim si me Nismën dhe AKR, nuk jemi pjesë e skenarëve për një PAN të ri. Jemi që subjektet tjera politike që kanë pikëpamjet e veta t’i dëgjojmë, por ne nuk po presim nga askush, po krijojmë boshtin e fitores për këto zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
Kjo marrëveshje u arrit pasi Këshilli Drejtues i AAK-së dhe ai i PSD-së, sot kanë mbajtur mbledhjet e tyre, duke u dakorduar për këtë koalicion.
Burimet e Gazetës Insajderi, tregojnë se nga ky koalicion Ramush Haradinaj do t’i prijë listës ku do të jetë kandidat për kryeministër ndërsa Shpend Ahmeti i dyti.
Po ashtu Gazeta Insajderi, ka siguruar marrëveshjen e cila paraqet pikat që i bënë bashkë këto dy parti.