Haradinaj: Kam provuar ta këshilloj Kurtin për rolin amerikan, ka dështuar të kuptoj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shpeshherë ka provuar ta këshilloj kryeministrin Albin Kurti lidhur me rëndësinë e rolit amerikan në arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, por sipas tij, ai ka dështuar të kuptoj.

Haradinaj këto deklarata i ka bërë në një bashkëbisedim me qytetarët e Drenasit.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shtete të respektuara, ka institucionet dhe ushtrinë e vet. Në këtë fazë ne kemi mundësinë që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit tonë rrugën për antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Edhepse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces. Për këtë proces jetik për Kosovën, bashkëbisedova sonte me qytetarët në Drenas.”

“Gjithashtu kam shprehur besimin tim të plotë për aleatët tonë strategjik dhe kam shprehur shqetësimin tim për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike. Kosova duhet të bëjë hapa shumë të kujdesshëm në koordinim me aleatët, pasi që vendimet që merren tani, do të ndikojnë jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për brezat që vijnë”, ka shkruar në fund Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu