Haradinaj: Më 5 nëntor pritet shpërndarja e Kuvendit, zgjedhjet mund të mbahen më 7 dhjetor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka zbuluar se çfarë është biseduar në këtë takim.

Ai ka thënë se më 5 nëntor pritet që të kumtohet data për Zgjedhje të jashtëzakonshme Parlamentare, derisa shpreson që më 7 dhjetor qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit.

“Në takimin e sotëm, Presidentja kërkoi na ne që të kemi shumicën parlamentare dhe kërkoi nga ne që të gjejmë zgjidhje të përkohshme për çështjen e buxhetit dhe në realitetin e tashmë që kemi në vend, po ndodhin Zgjedhjet Parlamentare”, tha Haradinaj, raporton Telegrafi.

“Deputeti (Albin Kurti) që kishte shumicën parlamentare nuk arriti të formonte qeverinë dhe kërkoi disa ditë shtesë, por nuk është kërkesë serioze”.

“Besoj që më 5 nëntor do të kemi lajmin se do të shpërbëhet parlamenti dhe më pas ta kemi datën e zgjedhjeve, andaj si opsion do të ishte data 7 dhjetor, në mënyrë që t’ia kursejmë Kosovës afatin prej 45 ditësh”.

“E kuptojmë se edhe KQZ do të jetë e ngarkuar, por që do të synojmë t’ia kursejmë Kosovës 10 ditë, në mënyrë që të votohet buxheti dhe të ketë një rrjedhje normale e institucioneve”, shtoi më tej i pari i AAK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu