Haradinaj nga Capitol Hill: Kosova është gati për anëtarësim në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se porosia e tij në Kongresin Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill, ka qenë e qartë dhe e shkurtër: “Koha është tani”.

Duke iu drejtuar kongresmenëve amerikanë, miqve dhe bashkëpunëtorëve, Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në NATO.

Ai ka theksuar se Kosova ka implementuar Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë së saj, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, duke nënvizuar se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë bazohen në standardet e NATO-s dhe të SHBA-së.

Sipas Haradinajt, Kosova është e gatshme të kontribuojë në fushën e sigurisë dhe plotëson kushtet për anëtarësim në NATO.

“Ne jemi gati për anëtarësim në NATO. Koha është tani,” ka deklaruar Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu