Haradinaj pyet Kurtin në Kuvend: “Mos je agjent i Serbisë?”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “Mos je njeri i Serbisë”.

Pyetja e Haradinaj në Kuvend vjen pas darkës së Albin Kurti me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel dhe deklaratës për kriminelët e luftës.

“Kam dy pyetje për kryeministrin Kurti. A jeni i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg, pra a mban Serbia diçka mbi ty me të cilën të mbanë peng sot e kësaj dite, a është Kosova më e rrezikuar nga ti si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg, apo nga çlirimtarët që janë detyrua me e mbajt pushkën në dorë me luftua për lirinë e vendit. Pra, duhet të deklaroheni njëherë e mirë sepse qarkullojnë gjatë këto”, tha Haradinaj.

Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se çka realisht është duke i sjellë Kosovës nga vizitat në Bruksel.

“Nga shkuarjet në Bruksel, çka realisht po i sillni Kosovës”, ka pyetur Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pas darkës me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen tri vlerave të demokratizimit, të luftohen autokracitë në Ballkan, të luftohen oligarkitë dhe të eliminohen nga skena politike dhe institucionet kriminelët e luftës dhe të paqes. Edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione”, ka thënë Kurti duke aluduar në liderët e shtetit të Serbisë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu