Haradinaj: Qeveria pro-Putin e Albin Kurtit, refuzoi paret e presidentit Biden për Kosovën

I ashpër me Qeverinë Kurti ka qenë ish-kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media. E quajti ‘qeveri pro -ruse të Putinit në Kosovë’ që i etiketoi ‘paratë e Amerikës si para të Rusisë’.

“Është guximi i këtyne me e quajtë këtë projekt për gazin, rus këta pro-rusët e vegjël , pra qeveria ma pro ruse e Putinit, i kanë quajtë paret e Bidenit si qëllim me e pru Rusinë në Kosovë, imagjinoni ku ka shku guximi i tyre. Presidenti Biden, Kongresi amerikan i ka dhënë 200 milionë për këtë projekt, që këta e etiketuan si projekt rus”, tha Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu