Haradinaj ‘shpërthen’ me akuza të rënda ndaj Kurtit, i kërkon edhe dorëheqjen

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti. Ai përmes një postimi në Facebook veprimet e Kurtit i ka cilësuar si të rrezikshme, ku sipas tij po e shtyn nje autonomi për veri.

Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij!

Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje”, shkroi ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë

“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri.

Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij!

Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu