Haradinaj: Sulmi ndaj Kuvendit një akt kriminal

Ngjarja e sontme në Prishtinë, është një akt kriminal, i cili kërkon zbardhje urgjente, thuhet në njoftimin e AAK-se.

“Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës. Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, cfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal dhe kërkon nga organet e rendit që të bëjnë krejt cka është në dorën e tyre, që të kapën autorët e tij dhe të nxirren para drejtësisë”, thuhet ne njoftim, raporton Gazeta Blic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu