Haradinaj takohet me Zaevin, e uron për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me homolugun e tij të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku e ka përgëzuar për finalizimin e Marrëveshjes së Prespës. Haradinaj tha se Marrëveshjes e Prespës i garanton popullit dhe shtetit të Maqedonisë një perspektivë të qartë euro-atlantike.

“Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike. Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu