Haradinaj: U ndjeva pa shtet, do t’ua tregojmë vendin të nënshtruarve tanë

Pa tepih të kuq, pa përfaqësues institucionesh e pa ndonjë ceremoni, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në orët e para të mbrëmjes të së enjtes, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Përveç bashkëshortes dhe fëmijëve, në pritje në Aeroport ishin edhe disa zyrtarë të AAK-së, të cilët mund të numëroheshin me gishta, shkruan sot Koha Ditore.

Haradinaj foli shkurt. E përsëriti se “ftesa” për ekstradimin e tij në Serbi ishte ftesë për luftë.

Nga Aeroporti ai u nis për në sheshin “Zahir Pajaziti”. Mijëra qytetarë kishin mbushur rrugët. Me flamuj kombëtarë e të Kosovës, qytetaret brohorisnin “UÇK”, “UÇK”. Edhe Haradinaj fjalimin e bazoi në ato që, sipas tij, paraqesin “vlera kombëtare”.

Haradinaj, që ishte për katër muaj i ndaluar në Strasburg, për shkak të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia dhjetë vjet më parë, ka deklaruar se Qeveria serbe duhet të ketë parasysh se e ka gabim mendimin se shqiptarët kanë harruar flijimin që kanë bërë gjatë luftës.

“Duhet t’ia bëjmë ashtu siç ja ka bërë kroati”, thotë Haradinaj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni./koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu