Sot u mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj këtë ditë e ka quajtur historike.
“Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë. FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut”, ka shkruar ai.
“Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes, e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO. Faleminderit për shërbimin tuaj. Zoti qoftë me ju!”, është shprehur Haradinaj.









