Harrojeni Jorginhon dhe të tjerët: Topi i Artë i takon Messit për aq sa vazhdon të luajë

Fitorja e Italisë në Euro 2020 ka paulibkuar disa emra si kandidatë të mundshëm të Topit të Artë gjatë javës së fundit, me Jorginhon që shihet si kandidati më serioz.

Mesfushori i Azzurrëve, i lindur në Brazil ka pasur një vit si askush tjetër së bashku me shokun e skuadrës te Chelsea dhe Italia, Emerson Palmieri, pasi fituan Ligën e Kampionëve dhe më pas Kampionatin Evropian gjashtë javë diferencë.

Sidoqoftë, ka kandidatë të tjerë dhe Lionel Messi mund të shkojë për të shtatin pas fitimit të Copa America.

Rasti i Chiellinit
Emri i Giorgio Chiellinit madje është përmendur pas veprimeve vendimtare të tij në Euro 2020, megjithëse asnjë mbrojtës nuk e ka fituar çmimin që kur Fabio Cannavaro udhëhoqi Italinë drejt suksesit në Kupën e Botës në vitin 2006 në Gjermani.

Por, në të vërtetë, Chiellini nuk e kishte sezonin e tij më të mirë të klubeve me Juventusin dhe lëndimet kanë bërë që në dy vitet e fundit ai të bije në formë, mirëpo nuk përjashtohet nga lista për Topin e Artë.

Çmimi i Messit
Duke fituar përfundimisht Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe duke i dhënë fund një pritjeje 28-vjeçare për trofe ndërkombëtar, askush nuk duhet të fitojë Topin e Artë të këtij viti para Messit, raporton Marca. Nuk është e lehtë të harrosh gjithashtu, që Nr.10 ishte i shkëlqyeshëm për Barcelonën sezonin e kaluar, duke përfunduar si Pichichi i LaLiga Santander dhe duke udhëhequr një sfidë të vështirë për titull në gjysmën e dytë të sezonit.

Në të vërtetë, për sa kohë që Messi po luan në nivelin elitar, nuk ka asnjë futbollist që duhet të fitojë Topin e Artë para tij.

Cristiano Ronaldo – me pesë – është madje në një distancë, me argjentinasin që ka gjashtë deri më tani.

Është koha që epërsia e tij të jetë më e thellë. Messit i takon i shtati dhe të rezervohet për të edhe i teti dhe i nënti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu