Harta zyrtare – Zbulohet plani i Titos, si do t’i bashkohej Kosova me Shqipërinë nën Jugosllavi

Ish- Federatës tashmë kanë nostalgji për Jugosllavinë, pasi e konsiderojnë se kanë jetuar më të lumtur dhe më të sigurt, ndërsa shumë të tjerë besojnë se Jugosllavia ishte një krijim artificial.Por pak nga këta e marrin me mend sesi do ishte fati i Jugosllavisë pasi pak shans ka pasur publiku për të njohur planin e vërtetë të Josip Broz Titos.

Disa historianë besojnë se Tito donte një Jugosllavi edhe më të madhe sesa është thënë, e më të fuqishme, e cila nuk do ishte vetëm një fuqi rajonale, por një e tillë edhe në mbarë botën.Federata Ballkanike, skema e Beogradit për të përfshirë edhe Shqipërinë në Jugosllavi madje edhe Bullgarinë, tani mund të duket qesharake, por në atë kohë ajo gati u bë realitet.

Përpjekjet kishin filluar herët, madje që para luftës, kurse në plenumin e jashtëzakonshëm të Beratit, Enver Hoxha do vihesh me shpatulla pas muri nga emisarët jugosllavë dhe përkrahësit e tyre gjoja për pozicionin e tij ndaj Ballit Kombëtar, por që në fakt synonte një qëllim tjetër…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu