Presidenti i Kosovës Hasim Thaçi ka qëndruar për të bërë ski në Brezovicë.
Ai për këtë ka njoftuar në Facebook duke publikuar edhe dy foto nga ky aktivitet i tij,
Në Facebook Thaçi e ka lavdëruar Brezovicën por nuk ka treguar kush menaxhon me këtë qendër skijimi shitjen e të cilës e ka kontestuar Serbia.
Thaçi ka treguar edhe motivin pse ka shkuar për ski në Brezovicë:
“Pasi që nënshkrova Ligjin për Investime Strategjike, vizitova Brezovicën, margaritarin e Ballkanit.
Kalova ditë të bukur në skijim dhe pata takim pune me stafin e Qendrës së Skijimit.
Jam i përkushtuar që bashkërisht të punojmë, të sjellim investime dhe Qendrën e Skijimit ta bëjmë atraktive për këtë pjesë të Evropës”.










