Hata në pistë: Zjarrfikësi i pret rrugën avionit (VIDEO)

Një aeroplan në ngritje u përplas me një kamion zjarrfikës që hyri në pistë të premten,  duke u djegur një krah dhe një pjesë e trupit të avionit dhe duke kërkuar evakuimin urgjent të pasagjerëve, sipas burimeve konvergjente zyrtare.

Linja ajrore LATAM, e cila operon fluturimin e brendshëm, theksoi nga ana e saj se “asnjë pasagjer apo anëtarë ekuipazhi nuk humbi jetën”, pa specifikuar se sa persona ndodheshin në bordin e avionit (ishte një Airbus A320, sipas faqeve të specializuara të trafikut ajror).

Ministria e Transportit e Perusë konfirmoi se ka pasur një “aksident në pistën e aeroportit ‘Jorge Chavez’”.

LAP shtoi se ekipet e saj ofruan “kujdesin e nevojshëm për të gjithë pasagjerët, të cilët janë mirë”. “Jemi duke kryer një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit”, shtoi ai.

Në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive të vendit në Ande dhe të kapur nga dëshmitarët okularë dhe një kamerë e kullës së kontrollit, avioni, i cili kishte rritur shpejtësinë për ngritjen, shihet duke u përplasur me një kamion zjarrfikës që hyri në pistë, duke i bllokuar rrugën.

Me pjesën e poshtme dhe një krah të dëmtuar, avioni vazhdon rrugën e tij me krahun e djathtë të zvarritur pjesërisht mbi asfalt, duke shpërthyer në flakë. Sapo ndalon, nga avioni, i cili është në flakë, del tym i zi i dendur.

Nisjet dhe mbërritjet në aeroport janë pezulluar “deri në njoftimin e mëtejshëm”, tha kompania që e menaxhon atë.

Ky është incidenti i dytë që përfshin avionët LATAM në dy muaj. Muajin e kaluar, avioni i saj me 48 pasagjerë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Asuncion pasi një stuhi i dëmtoi një pjesë të hundës gjatë fluturimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu