Depozitat e qytetarëve në bankat dhe kursimoret në vend janë të sigurta, tha Borçe Haxhiev, drejtor i Fondit për Sigurim të Depozitave në Republikën e Maqedonisë, në intervistën për MIA-n në prag të Ditës Botërore të Kursimeve – 31 tetori.
Të dhënat nga Fondi tregojnë se për momentin shtetasit e Maqedonisë kanë 3,8 miliardë euro kursime në banka dhe kursimoret në vend. Më shumë se gjysma apo 50,5%, siç tha Haxhiev janë në denarë, ndërsa 49,5 % në euro. Ai i porosit qytetarët vetëm të kursejnë dhe se nuk ka rëndësi në cilën monedhë.
Qytetarët më shumë u besojnë bankave të mëdha dhe atje janë numri më i madh i depozitave. Ai shton se numri më i madh i depozitave të kursimit është deri në 30 mijë euro. Ai theksoi se kjo shumë me hyrjen e Maqedonisë në BE do të rritet në 100 mijë euro, siç është në vendet e Bashkimit Evropian, por se edhe do të sigurohen edhe depozitat e kursimeve të personave juridik./InfoShqip.com










