Haxhiu e bindur: Nuk ka qeveri teknike, do të ketë “Kurti 3”

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në takimin e thirrur nesër nga presidentja, Vjosa Osmani.

“Nesër edhe ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani. Nesër do ta japim qëndrimin e VV-së. Edhe një here qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, u shpreh me bindje se do të ketë Qeveri “Kurti 3” dhe jo një qeveri teknike, njofton Dukagjini.

“Qeveria do të bëhet natyrisht që do të këtë qeveri “Kurti 3”.

“Nuk ka nënshkrime, unë në as një letër nuk kam vendosur nënshkrimin përveç ne themelimin e grupeve parlamentare, unë e kam vendosur nënshkrim në këtë letër. Nëse do të këtë ndonjë veprim tjetër nga VV do të ju njoftoj deri tani kam vendosur nënshkrim për formimin e grupeve parlamentare. Nuk e përkrahim një qeveri teknike. Qytetarët e kanë vendosur, qytetarët e kanë votuar Kurtin. Nëqoftëse nuk do të këtë numra vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Haxhiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu