Hazani po martohet, na prezanton me burrin e saj të ardhshëm (FOTO)

Ajo mori famë të madhe me rolin e Hazanit. Aktorja e njohur e serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat”, Deniz Baysal dhe i dashuri i saj, Baris Yurtcu do të martohen në shtator të këtij viti.

Ata kanë zgjedhur Cesme-n, si vendin ku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Sipas shtypit turk, çifti po merret personalisht me detajet e ceremonisë martesore.

Dasma e tyre do të ketë rreth 400 të ftuar dhe mendohet të kap vlerën e 200 mijë lirave turke.

Deniz dhe Baris kanë rreth dy vite së bashku. Në një intervistë të mëparshme, Deniz u shpreh se do të martohej atëherë kur ta propozonin.

Ndoshta, aktorja turke ka marrë një propozim romantik, por ne ende nuk dimë asgjë.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu