Hazard: Lampard do arrijë lart

Eden Hazard la Chelsea në merkaton e verës dhe u transferua te Real Madrid. Fantazisti belg kali 7 sezone në “Stamford Bridge” dhe ka mbetur shumë i lidhur me ekipin londinez. Në një prononcim për Sky Sports, 28-vjeçari vlerëson Frank Lampard, grupin që ka krijuar me lojtarë të rinj dhe lojën e bukur që po luan Chelsea.

“Lampard nuk e njoh nga afër si trajner, e njoh vetëm si lojtar. Gjithsesi, besoj se është shumë i aftë si trajner. Në kaq pak kohë ka arritur të bëjë një punë të jashtëzakonshme, mendoj se do të bëhet një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai ka arritur të formojë një grup me lojtarë të rinj, të cilët po luajnë si një skuadër e vërtetë. Kjo është gjëja më e bukur.

Chelsea është me fat që ka kaq lojtarë të rinj dhe cilësorë. Nuk e di nëse bllokimi i merkatos është gjë e mirë për ta, me dy përforcime mund të ishin në krye të renditjes. E ndjek gjithmonë ekipin e Chelsea dhe bëj tifozllëk për ta. Kam ende shumë miq në Londër dhe ndjej kënaqësi kur shoh ekipin të luajë kaq bukur“, përfundon Eden Hazard.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu