Eden Hazard kohët e fundit është lidhur shumë për një transferim të mundshëm te klubi i Real Madridit.
Por tashmë mesa duket gjërat kanë avancuar dhe sipas gazatës “Le10Sport” Real Madrid ka arritur një marrveshje me Chelsean për të marrë shërbimet e belgut.
“Los Blancos” do të derdhin në arkat e klubit anglez 190 milionë euro për të marrë 27 vjeçarin, i cili ditë më parë publikisht tha; “Nëse Chelsea më lejon, dua të largohem – ju e dini ku preferoj të shkoj”.
Hazard ka shënuar 89 gola dhe ka dhuruar 70 asiste në 300 ndeshje për “Blutë” dhe po shihet si zëvendësuesi ideal i Ronaldos te Real Madridi. /albeu.com/