Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka pritur që Avdullah Hoti të nominohet për kryeministër të vendit, e as që ai do ta pranojë një post të tilë, shkruan Gazeta Blic.“Unë nuk kam pritur që do të kandidohet Avdullah Hoti dhe se do të pranojë ai. Në vitin 2017 ne ja kemi dhënë mundësinë që të garojë në zgjedhje dhe të bëhet kryeministër dhe nuk fituam dhe kështu që qëndruam në opozitë.
“Nuk kam pranu me qenë i nominuar, proflimi im për këtë fazë dhe agjenda që pritet është e njejtë. Nuk përputhna me këto figura, për shkak të koncepteve të mia politike por edhe për politika të brendshme. Qëllimet e mia politike i plasojë deri në vendimarrje”, ka thënë ai në T7.
“Procesi që po hyjmë është i rëndë, e kemi përdor njohjet ndërkombëtare si sukses, kanë mbet sukseset e rënda pa u trajtu. Kanë mbet proceset e mbrendshme pa u trajtu, kanalizimet, lumenjtë. Kemi dhënë përparësi për procese popullore që na japin kredit te votuesit, këtu përfshirë popullizmin”, ka thënë tutje ai.










