Haziri për Vjosa Osmanin: Besoj se ka ardhur koha të kthehet në LDK

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar sot edhe largimin e Vjosa Osmani nga partis. Ai u shpreh se beson që ka ardhur koha që Osmani të kthehet në LDK dhe të japë kontributin e saj.

Haziri në konferencën ku zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së tha se, në fakt, Osmanin asnjëherë nuk e ka parë jashtë kësaj partie.

Kurrë se kom pa jashtë LDK-së, ka qenë vullnet i saj. Nuk ka mundur askush me preventu politikisht. LDK rënien nuk e ka në dekadë, ka ndodh prej 6 tetorit deri më 14 shkurt… krejt kjo periudhë është… duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka ndodh gabimi… Humbje besimit dhe largim nga LDK-ja për arsye të caktuar. Besoj se ka ardhur koha mu pajtu dhe mu khty në LDK për ta dhënë kontributin e vet.”

Ai ka folur edhe lidhur me përkrahjen publike të kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për kandidatin tjetër për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Është pjesë e mendimit të tij. Po ajo që thuhet në LDK është se me kë bëhet Xhafa ai humb”– tha Haziri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu