Një vogëlushe e porsalindur është gjetur mes një grumbulli plehrash. Ajo u braktis nga prindërit e saj, ndërkohë që u gjet nga një kalimtar i rastit.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi dhe kalimtari ka dëgjuar rënkime dhe ka kontrolluar plehrat.
Në tokë gjeti një foshnjë të sapolindur që qante me forcat e pakta që i kishin ngelur. Përreth saj ishin mbledhur një grup insektesh të cilat po e sulmonin.
Vogëlushja ishte lënë aty nga prindërit e saj në Bhopal, ndërkohë që policia dyshon se pas vendimit për braktisjen e vajzës, fshihen motive absurde.
Prindërit mund ta kenë braktisur për shkak se dëshironin djalë dhe jo vajzë.
Fatmirësisht pas ndihmës së marrë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.












Zakon i fisit magjup E lindin femijen dhe kerkojne te tjeret te kujdesen per femijet qe leshojne ata