Me hekur në kokë, katër persona bëjnë për spital policin në Tiranë

Katë persona kanë rrahur mëngjesin e djeshëm një punonjës policie duke i shkaktuar atij dëmtime në kokë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se gjatë mëngjesit të datës 29 maj, katër persona kanë kundërshtuar punonjësin e policisë E.V duke e goditur atë me shufër në kokë.

Policia ka arrestuar tre prej tyre dhe është në kërkim të personit të katërt.

Njoftimi i policisë
Më datë 29.05.2017, u arrestuan shtetasit Eugen Selmani, 40 vjeç, Andrea Kalemi, 44 vjeç dhe Aldo Kalemaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe punohet për saktësimin e gjeneraliteteve të shtetasit A. S., sepse rreth orës 02:30, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa A. S., ka goditur me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e A. S. dhe 2 shtetasve të tjerë dhe gjetjen e automjetit të tij. Parashikuar nga Nent 236/2, 274, 134, e 237 të Kodit Penal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu