Përveç Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe helikopterëve të ARM-së, në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar Maqedoninë e që po përhapen me shpejtësi të madhe, janë angazhuar edhe një helikopter nga Republika e Turqisë dhe një nga Republika e Bullgarisë. Kështu tha ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
Tashmë në Maqedoni janë shtuar vatrat e zjarrit, ndërsa banorët e Komunës së Studeniçanit druajnë se flakët mund t’u afrohen shtëpive të tyre duke e pas parasysh se zjarri i cili kaploi malin e Moranës dje, sot ka arritur deri në malin e Vërtekicës që është disa kilometra mbi fshatin Studeniçan.