Helmimi masiv në Deçan! Komuna ndan 5 mijë euro për qytetarët e helmuar

Komuna e Deçanit në Kosovë po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme pasi deri më tani janë helmuar më shumë se 900 persona nga uji i pijshëm. Pas shpalljes së gjendjes emergjente në këtë komunë, kryetari i saj ka njoftuar se do të shpërndahen nga 5000 euro të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së tyre. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Shkrimi i tij i plotë:

“Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit!“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu