“Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima”, ministri serb reagon pas deklaratës së Kurtit

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me tensionet në Veri të Kosovës. Kryeministri Kurti tha se heqja e barrigadave mund të sjellë edhe viktima por sipas asaj që thotë Vuçeviç, atij nuk i interesojnë jetët njerëzore.

Kurti dëshiron të paraqesë se vetëm ato barriera janë problem, çdo gjë tjetër është ideale, kështu që kur ta heqin, sado njerëz të vuajnë nga njëra anë dhe nga ana tjetër, gjithçka do të jetë ideale pas kësaj.“, ka thënë ai. Kujtojmë që një ditë më parë The Guardian raportoi se Kurti kishte thënë se:

Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë mundësinë e viktimave. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizime dhe se paqja dhe siguria do të jenë në vend.

Gjithsesi, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë shkeljen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë.”, u shpreh Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu