Hezitimi francez për negociatat, Rama: Ç’më ka thënë Macron që s’e thotë publikisht

Kryeministri Rama bëri publike psenë e Macronit mbi hezitimin e njohur francez për moshapjen e negociatave me Shqipërinë, thënë nga presidenti frances në konfidencë.

“Emanule Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë se pse nuk e thua publikisht.

Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet”, arsyetoi Rama, duke folur në Forumin “Europa Park” organizuar në Mynih.

Ai u tregua kritik ndaj qasjes europiane, ku krimi, falë dhe mediave, u atribuohet shqiptarëve.

“Të vritesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat, nuk mendoj se është burimi për të projektuar të ardhmen.

Kur bullgarët donin të hynin në BE mendoni se ato do t’i vrisin. Kur donin të hynin rumunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Krimi i organizuar është ndërkombëtar, jo vetëm shqiptar”, argumentoi shefi i qeverisë shqiptare.

Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne.

T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim.

Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Nuk do të pendoheni. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë“, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu