Hiqet vetoja ndaj RMV-së, Varhelyi: Falënderojmë Bullgarinë që i hapi rrugë Evropës

Bullgaria do të heq veton kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave. Lajmi u konfirmua përmes një statusi në “Twitter” nga eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheily.

“Falënderojmë kreun e opozitës Gerb, Bojko Borissov për vendimmarrjen historike për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut që të marrin propozimin e Francës si bazë për fillimin e bisedimeve ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Shpresoj që vendet do të propozojnë në Parlamentin evropian që Evropa të ecë para”, ka shkruar Oliver Varhelyi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu