Historia e fshatit unik në Bullgari ku shqipja ruhet prej 500 vitesh

Diaspora shqiptare në Bullgari kanë pasur kontribut të çmuar për Rilindjen shqiptare, për zhvillimin e kulturës dhe të edukimit shqiptar. Nëpër arkivat bullgare ka mjaft informacione për praninë e shqiptarëve në trojet bullgare që datojnë që nga Mesjeta.

Në këtë material përshkruhen shkurtimisht ngjarjet dhe personalitet kryesore të diasporës shqiptare në Bullgari mbi bazën e burimeve bullgare dhe osmane. Vëmendja është përqendruar mbi vendbanimet shqiptare, mbi koloninë shqiptare në Sofje, mbi fshatin shqiptare në Bullgarin e sotme -Mandrica, si edhe mbi veprimtarinë e disa shqiptarëve në Bullgari me rendësi të madhe për zhvillimin e kulturës shqiptare.

Vendbanimet shqiptare në viset bullgare

Shpërngulja e shqiptarëve në trojet e Bullgarisë së sotme ka një histori të gjatë. Ekzistojnë burime me karakter legjendar që datojnë ardhjen e shqiptarëve në Bullgari në kohën e mesjetës (Sipas Paisij Hilenderskit, shqiptarët e pare kanë mërguar në Bullgarin lindore në fund të shekullit X.

Në: Райков, Б. Паисевият ръкопис на „История славянобългарская” 1762. София, 1989, с. 71.). Faktet e para të regjistruara për mërgimin e shqiptarëve në territoret banuara me bullgarë janë nga koha e sưɳɖìɱìʈ osman (Българската държавност в актове и документи, съст. В. Гюзелев, София, 1981, с. 121.). Sipas historianëve bullgarë, kolonia e parë shqiptare është kjo në fshatin Kopilovci, në veriperëndim të Bullgarisë (Гюзелев, Боян. Албанци в Източните Балкани. София, 2004, с. 91.).

Bojan Gyzelev citon episkopin katolik Petër Bogdan Bakshiç, i cili shkruan në vitin 1640: “Katolikë ka 1200 vete, fëmija 360, mund të them me kombësi shqiptare, sepse kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria dhe deri tani e ruajnë këtë gjuhë”. Ka pasur edhe pak shqiptarë katolikë në disa fshatra të tjera në këtë pjesë së vendit. Pas kryengritjes kundër sundimit osman në vitin 1688, popullsia e kësaj zone është vënë mbi reprezaljet e forta osmane dhe 1/3 ka hu mb ur jetën ndërsa të tjerat kanë mërguar në Valahi dhe në Transilvani. Të gjitha vendbanimet janë shkatërruar dhe plotësisht të djegur.

Shumë më gjatë zhvillohet historia e shqiptarëve ortodoks në Bullgarinë qendrore dhe lindore. Afër kryeqytetit mesjetar bullgar Tërnovo edhe sot ekziston fshati Arbanasi me arkitekturën e tij unike. Ka mjaft dokumente osmane nga shekujt XVІ – XVІІІ në të cilat përshkruhet hollësisht popullsia e kësaj fshati. Sipas një prej hipotezave, pas fushatës ushtarake të sulltanit Bajazid ІІ në vitin 1492 në Shqipërinë jugore shqiptarët kanë mërguar në Bullgari për t’u shpëtuar nga dh u na.

Dokumentet pohojnë që popullsia e fshatit ka qenë në rritje dhe në vitin 1660 në këtë fshat kanë jetuar afër 5000 njerëz kryesisht shqiptarë (Димитров, Страшимир. Бунтовни движения в Търновско и Източна България по време на Чипровското въстание. 1988, с. 39.). Përparësia e Arbanasit në këtë periudhë është në statutin e privilegjuar në Peɾɑɳɖȯɾìɳȅ osmane – kanë ruajtur rrugën kryesore drejt Tërnovos dhe kanë paguar më pak tatime. Në shekullin XVІІІ për shkak të problemet e brendshme në Perandorinë osmane, fshati dhe tërë rajoni janë në rënie të vazhdueshme. Pas shkatërrimit e fundit në vitin 1798 popullsia e tij ka shkuar kryesisht në Bukuresht.

Por, përveç emrin e fshatit, lidhja me shqiptarët është ruajtur edhe me stilin arkitekturor, i cili ka paralele të qarta me Shqipërinë e Jugut. Krahasimi midis shtëpive në Arbanasi dhe këtyre në Gjirokastër dhe në Berat dëshmojnë për ngjashmërinë e njëjtë. Sipas disa shkencëtarë shqiptarë edhe ikonografia (v. 1561) në kishën “Shën Gjergj” në Arbanasi është bërë nga Nikola biri i Onufrijt nga Elbasani (Gyzelev, B. Vep.epërm., f, 117.). Kjo dëshmon se edhe në këtë kohë ka pasur kontakte midis Shqipërisë dhe Arbanasit.

Shqiptarë ortodoks kanë banuar edhe në disa fshatra të tjerë në Bullgarinë Verilindore. Në vendin e parë ka qenë fshati Çervena Voda (Uji i kuq). Edhe për këtë fshat ka dokumente osmane nga shekulli XV. Shumë njerëz sipas regjistrave kanë emra shqiptarë – Letrizi, Beko, Leka, Bika, Dede etj. Këtë fshat ka qenë me rëndësi të madhe dhe për këtë fakt dëshmon edhe rezidenca e episkopit ortodoks në të.

Nëpër Çervena Voda kanë kaluar shumë udhëtarë perëndimorë, të cilët kanë lërë përshtypjet e tyre mbi popullsinë e rajonit dhe për jetën e saj. Sipas tyre në këtë fshat kanë banuar mbi 1600 njerëz në fillimin e shekullit XVІІ. Por ɭưfʈȅɾɑʈ e shumta dhe sưɭɱeʈ pɭɑçƙìʈȅse prishnin jetën e popullsisë dhe pas ɭưfʈȅs ruso-turke në vitet 1806-1812, banorët e këtij fshati kanë mërguar në Valahi dhe fshati digjej plotësisht në vitin 1811.

Fshati Poroishte (në turqisht Arnautkjoj) është regjistruar për herë të parë në periudhën 1544-1555 dhe emrat e disa prej tatimpaguesve kanë qenë shqiptare – Andrie, Gin, Leka etj. Banorët e fshatit kanë qenë çɭìɾưɑɾ nga disa pagesa tatimore sepse kanë punuar tokat e Vezirit të madh Ibrahim Pasha. Elementi etnik shqiptar vërehet nga disa udhëtarë të huaj. Kështu austriaku Kindsperg shkruante: “…kemi ardhur në këtë fshat të bukur…banuar vetëm me shqiptarë dhe për këtë arsye quhet Arnautkjoj” (Немски и австрийски пътеписи за Балканите XVІІ – средата на XVІІІ век. София, 1986, с. 145.).

Në Bullgari tani nuk ka shumë shqiptarë në dallim të kohëve të shkuara por veprimtaria e rilindësve shqiptarë ka lënë ɠjưɾɱɑ të rëndësishme në kulturën bullgare. Nga viti 1994 në Universitetin e Sofjes funksionon Dega e Ballkanologjisë në të cilën qindra studentë kanë mësuar dhe vazhdojnë të mësojnë gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare.

Të rinjtë nga Mandrica nuk kanë harruar origjinën e tyre dhe përtërijnë kulturën shqiptare të fshatit. Jo pak shqiptarë të rinj studiojnë në Universitetet bullgare dhe formojnë ƙȯɭȯɳì të vogla në qytetet kryesore bullgare. Në këtë mënyrë, lidhjet shqiptaro-bullgare ruhen dhe zhvillohen edhe në shekullin e ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu