Historia e plakës që burri e kishte lënë para spitalit, dhe ajo është zhdukur për 40 vite

Në vitin 1975 bashkëshorti e kishte lënë para spitalit, dhe e gjetën pas 40 viteve. Një fotografi e vjetër dhe pranimi i plakës në karrocë në fund dhanë përgjigje mbi fatin e gruas së zhdukur para 42 viteve.

Detektivët muajin e kaluar i kishin hyrë në gjurmë gruas 78 vjeçe të sëmurë nga demincia e cila ishte zhdukur në vitin 1975, ndërsa konstatimi i identitetit të saj u bë me ndihmën e fotografisë së saj të para dyzet viteve.

Florence “Flora” Harris’in për herë të fundit e kishte parë bashkëshorti i saj Robert Stevens natën e 3 gushtit 1975. Ai e kishte dërguar te mjeku në spitalin e Monticellit, shteti i Nju Jorkut, atëherë vend i popullarizuar turistik. Kur pas dy orëve kishte ardhur ta marrë, Flora nuk ishe më aty.

Prej asaj nata fati i atëherë 36 vjeçares Florence Harris mbetet i panjohur, deri në muajin e kaluar kur ishte gjetur në shtëpinë e pleqve në Masaçusets, transmeton gazetametro.net.

Hetuesit i kishin hyrë në gjurmë pasi kishin gjetur mbetjet mortore të një gruaje e cila i përgjigjej përshkrimit të saj. Duke menduar se fjala është për te, filluan të kontaktojnë anëtarët e familjes së saj, por më pas kanë zbuluar se dikush po e përdorë numrin e saj të sigurimit social në shtëpinë e pleqve CareOne në Lowell.

Kur arritëm atje, e kryem testin ADN dhe vërtetuam se vërtetë bëhet fjalë për Harris. Kur i treguam fotografinë e vjetër, menjëherë pëshpëriti: “Unë”.

Kur i kishin treguar fotografinë e bashkëshortit, ka thënë “Robert”. Por kur e ka parë fotografinë e hotelit Concord kishte qenë shumë e shqetësuar. Aty ajo kishte punuar disa vite gjatë verës.

Ka thënë: “Wow” dhe nuk ka dashur ta lëshojë fotografinë, ka deklaruar hetuesi Rich Morgan.

Edhe pse Forence Harris më në fund u gjet, rasti nuk u zgjidh deri në fund. Ajo lëngon nga demencia dhe nuk mund të zbulojë se çfarë ka bërë gjatë këtyre 42 viteve dhe përse është zhdukur.

Pasi bashkëshorti i saj tashmë ka vdekur, dhe shumica e njerëzve të cilët i ka njohur gjithashtu më nuk janë gjallë, misteri me siguri se nuk do të zgjidhet.
Gjithashtu kompleksi hotelier The Concord është mbyllur në vitin 1998, ndërsa spitali ku e kishte dërguar burri tani është një ndërtesë e braktisur.

Kjo nuk do të thotë se mungojnë spekulimet për fatin e saj.
“Të jem i sinqertë, nuk mendoj se ajo ka dashur ndonjëherë të gjendet”, ka thënë Festus Mbuva i cili u kujdes për Harris për dhjetë vite.
“Mund të supozohet se në të kaluarën e saj ka ndodhur diçka ku ajo nuk ka dashur të merr pjesë”.

Autoritetet thonë se në afërsi të spitalit ishte një stacion i autobusëve, dhe ka mundur të hyjë në ndonjë autobus në vend se të shkojë në spital.
Menjëherë para zhdukjes, ajo e kishte marrë rrogën, e ndoshta edhe bakshishet, ka thënë hetuesi Morgan.

Festus Mbuva zbulon se ajo i ka treguar se ka qenë në martesë të keqe dhe se burri e ka keqtrajtuar. Është rritur në Yonkers, ka qenë floktare dhe njëra nga mijëra adhuruesve të muzikës rok të cilët në vitin 1969 kishin marrë pjesë në Woodstock’un legjendar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu