Historia e shqiptarit me famë botërore, si u bë stilisti një nga emrat më të njohur të modës në Paris

Izet Curi është një stilist shqiptar me famë botërore. Ai ka një karrierë të suksesshme mes Francës, Maqedonisë dhe Kosovës. Në një lidhje me Skype nga Shkupi për “ABC e Mëngjesit”, Izeti ka treguar historinë e jetës se si u bë stilist dhe deri te suksesi i madh që ka arritur.

“Unë nuk kam dashur, po nëna ime e ka zgjedhur që të bëhem rrobaqepës se mua nuk më pëlqenin asnjëherë rrobat që vishja. Unë kam humbur babën shumë të ri dhe nëna ime përveç shkollës thoshte duhet të ndiqni edhe një zanat. Kështu edhe motrat e mija vazhduan, duke u bërë si një traditë në familje.

Unë kam hapur shkollën në 2005 në Kosovë dhe në Shkup. Unë kam filluar të ndjejë kënaqësi kur fitova të mira materiale. Sepse nuk e kam dashur këtë profesion, më pëlqente më shumë muzika. Veshja e parë që kam qepur kanë qenë gjëra të thjeshta, pantallonat e ngushta, këmishat me lule.

Kam punuar me shtëpitë e modës më të njohura të botës, ku ka punuar me emra shumë të famshëm. Kam punuar në Paris.

Unë kam qenë pak si fruta ekzotike se ato nuk e dinë se kush është Shqiperia, Kosova, Maqedonia, ata nuk e dinë. Unë i thash vij prej kos, prej Maqedonisë dhe ata nuk e dini. Plus unë isha edhe shumë i ri në atë kohë. Asnjëherë në jetë nuk kam kërkuar punë, puna më ka kërkuar mua”, u shpreh ndër të tjera ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu