Historia e trishtë e Fatoses, shkoi për të marrë shpërblimin, i dhanë një … dekoder

Sa u gëzua Fatosja!

Jeton në Gramsh. Është e kërrusur nga jeta me një sëmundje që i ka marrë një pjesë të kujtesës. Në shtëpi e presin 4 persona të cilët i kanë sytë nga asistenca e saj. Burri vuan nga një sëmundje e shtyllës kurrizore e megjithatë detyrohet të dalë e të mbledhë shkarpa për tu ngrohur apo pleh për ta shitur, për të blerë një bukë më shumë.

I thanë të shkojë e të marrë një shpërblim për Vitin e Ri dhe u gëzua shumë. Rrugës mendonte se do të mund të blinte diçka për të shtruar tavolinën e fundvitit. Pak djathë, ca fruta, ndonjë pulë ndoshta që ta bënte me oriz. Mbase edhe 1 ose dy birra. Të festonin njëherëedhe ata.

Kur mbërriti të zyra e asistencës, mbas radhës së gjatë i dhanë një kuti dhe një kartolinë.

– Çfarë është kjo?

– Është dekoder dixhital, Fatose. Të shohësh televizor.

– Po unë nuk kam televizor në shtëpi. Ç’të bëj unë me këtë?

– Po shite, di unë. Ose bli televizor. Hajde gëzuar!

– Gëzuar, gëzuar.

Doli jashtë dhe e pa edhe njëherë kutinë. Pa dikë te rruga dhe e ndaloi.

– Me fal, a do të blesh një kuti? Dua vetëm pak djathë, një pulë, ca fruta dhe… ndonjë birrë???

Jo nënë, flm!!!

/Droni.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu