Historiani britanik: Pse lufta në Ukrainë mund të përfundojë verën e pritshme

Historiani britanik Ian Kershaw parashikon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në verën e vitit 2023, për shkak të dëmtimit të të dy kundërshtarëve, duke vlerësuar se pasojat për Moskën do të jenë afatgjata.

Presidenti rus Vladimir Putin “e vuri veten në një pozicion që nuk e kishte parashikuar kurrë. Tani është në një luftë që nuk mund ta fitojë dhe e cila është shumë e kushtueshme dhe e dëmshme,” tha Kershaw në një intervistë me Süddeutsche Zeitung, duke shtuar se “tani mbetet për t’u parë se në çfarë gjendje do të jenë forcat e armatosura të të dyja palëve në fundin e dimrit”.

Ky dimër “do të jetë shumë i vështirë për Ukrainën, por edhe për shumë rusë”, tha historiani britanik, i specializuar në historinë evropiane të shekullit të 20-të dhe është më i njohur për biografinë e tij të Adolf Hitlerit.

“Në pranverë do të shohim nëse ukrainasit, me mbështetjen e Perëndimit, janë gati për një sulm të ri, i cili do t’i lejojë ata të zmbrapsin agresorin. Nëse kjo ndodh, atëherë në pranverë ose verë do të jemi në rrugën e njërës zgjidhje ose tjetrës. Niveli aktual i psojave është diçka që do të jetë shumë e vështirë për të përballuar të dyja palët. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se lufta do të përfundojë brenda një viti të gjysmë”, vazhdon Ian Kershaw.

Sipas tij, lufta kundër Ukrainës do të ketë pasoja afatgjata për Moskën: “Rusia tani është e izoluar, të paktën në Evropë. Në këtë kuptim, vendimi për të pushtuar ishte shumë i kushtueshëm. Do të ndryshojë Evropën – por saktësisht se si nuk mund të parashikohet. Megjithatë, tashmë është e qartë se lufta na imponoi një politikë të re energjetike dhe shkaktoi recesion”, thekson ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu