Historiani: Stërgjyshi nga babai dhe nëna e Messit janë arbëreshë nga Gjirokastra

Historiani Naim Flamuri deklaroi se stërgjyshi nga babai dhe nëna e futbollistit Lionel Messi, janë arbëreshë nga Gjirokastra. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se ata njiheshin me mbiemrin Meksi dhe se stërgjyshi i Messit, Angelo, emigroi nga Italia në Argjentinë në vitin 1883.

Ndërsa, për nënën e Messit, janë bërë publike disa fakte nga një prift, se ajo ka origjinë arbëreshe.

Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqitare, në libër është theksuar si komunitet arbëreshë shqiptar i Italisë. Në librin e botuar nga Guillem Balague në vitin 2013 dhe unë e mora si referencë në vitin 2016, unë e përktheva nga gjermanishtja. Familja e babit të Messit, Angelo Messi ka emigruar në vitin 1883 nga vendbanimi arbëreshë Porto Recanati për në Argjentinë. Angelo Messi, nga ana e babait vinte nga familja Meksi me origjinë nga Gjirokastra, për të emigruar në Itali. Për nënën është folur këto dy javët e fundit, hera e parë që del prifti italo-arbëresh që dëshmon nëpërmjet dokumenteve kishtare që ai disponon si prift. Këto janë nga ana e nënës, ne kemi nga ana e babait, që është Angelo Messi, stërgjyshi. Dokumentet e emigrimeve janë që nga fundi i shekullit të 14, janë valët e emigrimieve të para, të dyta e të treta, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu