Historianja shqiptare bën një deklaratë tronditëse për grekët: Kryeministri i Greqisë është çam

Vetëm pak ditë më parë kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë në mediat greke foli edhe për marrëdheniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në intervistë, kryeministri grek u shpreh se vendi i tij mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.

:Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston!:, tha Tsipras

Deklaratave të Tsipras me anë të një statusi në Facebook u është përgjigjur historiania shqiptare Elena Kocaqi.

“Kjo është një deklaratë arrogante e një Çami që është bërë Grek modern”- është shprehur Kocaqi. Më tej, ajo shkruan se Greqia popullsinë e saj autoktone e ka Arvanite, Shqiptaro- Maqedone dhe Çame dhe se shqiptarët po të duan e kanë në dorë Greqinë, ndaj ata duhet t’i harrojnë kërcenimet arrogante.

“Ne duam të drejta etnike për pjesën më të madhe të popullsisë së Greqisë që i përket gjakut shqiptar dhe që një helenizëm artificial dhe qesharak, ju ka mohuar të gjitha drejtat etnike”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu