Ukraina ka realizuar një operacion të paprecedentë ushtarak, duke përdorur për herë të parë një robot luftarak tokësor, i cili është dislokuar nga një dron detar. Misioni i tij ishte të sulmonte pozicionet ruse gjatë luftës që zgjat prej më tepër se 4 viteve.
Sipas informacioneve të bëra publike, sistemi robotik tokësor ishte i pajisur me një mitraloz. Ai u transportua nga një dron detar dhe u zbarkua në bregun e pushtuar të Gadishullit Kinburn, ku nisi menjëherë ekzekutimin e misionit luftarak.
Operacioni u drejtua në distancë nga operatorët e Brigadës së 123-të të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, të cilët kontrolluan robotin gjatë gjithë zhvillimit të misionit. Lufta në Ukrainë po ndryshon në mënyrë rrënjësore konceptin në fushë-betejë, nga dronet ajrorë te ata detarë, duke e rritur në mënyrë të paimagjinueshme përdorimin e teknologjisë edhe me robotët luftarakë.
Ukrainian forces have carried out the first fully autonomous marine landing on the Kirbun Spit using an unmanned drone to drop off a machine gun equipped robot on the Kirbun Coastline across the Black Sea. pic.twitter.com/iW43aKUsir
— WarMonitor🇺🇦🇬🇧 (@WarMonitor3) July 13, 2026










