“Hitleri është gjallë në Argjentinë”, CIA lëshon dokumentet sekrete (FOTO)

Dokumentet nga të cilat është hequr etiketa “konfidenciale” tregojnë se në vitin 1955, informatori i tyre mburrej për një takim që kishte me Adolf Hitlerin dhe fotografitë e bashkangjitura të tij me të – dhjetë vjet pas vetëvrasjes së pretenduar të Hitlerit.

Dokumentet thonë se në vitin 1955, kreu i Divizionit të Hemisferës Perëndimore mori një shënim të fshehtë nga CIA, pa leximit të së cilës me siguri se iu desh të pijë diçka për t’u qetësuar. Titulli ishte “Operativi: Adolf Hitler”, shkruan Sputnik, transmeton InfoPress.

Shefi i stacioni në Venezuelë deklaroi se nga një nga kontaktet e tij kishte marrë një informatë që mirret një herë në jetë – një dekadë pas vetëvrasjes së dyshuar në një bunker, thuhej se Hitleri është gjallë dhe jeton në Argjentinë.

Bëhej fjalë për Hitlerin apo jo?

Me pak fjalë, me një prej informatorëve, Cimelody, kontaktoi një mik të besuar, ish-anëtar i SS, Filip Citroen, i cili pretendoi se një herë në muaj në Kolumbi ishte në kontakt me Hitlerin, i cili po përdorte emrin e rremë  Adolf Satlmajer gjatë udhëtimit nga Maracaibo , ku ai punonte në një kompani të transmetimit të mallrave.

Sitroeni i tha Cimelody se ishte fotografuar me Hitlerin, gjersa fotografia e paqartë i është përfshirë dokumentacionit.

Ai gjithashtu tha se Hitleri u largua Columbia dhe shkoi në Argjentinë diku në janar të vitit 1955, duke shtuar se kishin kaluar dhjetë vjet që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se aleatët nuk mund ta ndiqnin Hitlerin si kriminel lufte.

Në mesazh arrihej në përfundimin se as CIA, as Departamenti i Cimelody nuk ishin në gjendje për të vlerësuar vlefshmërinë e informacionit që përmbanin shënimet, por ajo është përcjellë si informacion me “interes potencial”.

Shefi i Divizionit i habitur vazdoi gjurmët deri te arkivat dhe gjeti raportin e vjetër një vit në të cilin jo vetëm që pretendohej se se Hitleri nuk ka vdekur, por thuhet se ka një koloni të tërë të nazistëve në Amerikën e Jugut. Këtë herë informacioni erdhi deri te Citroen.

“Philip Citroen, i tha një ish-anëtari të bazës se duke punuar për kompaninë nga Kolumbia, ka takuar një person i cili i përgjante shumë Adolf Hitlerit. Për më tepër ai edhe e kishte konfirmuar këtë. Citroen se me Hitlerin ishte takuar në në një vendbanim në Tonga e cila siç tha ai është e populluar nga një numër i madh i ish-nazistëve të cilët ndiqnin ideologjinë naziste të Hitleri, duke iu drejtuar atij me “Führer” dhe duke e përshëndetur me përshëndetje naziste

Kreu i departamentit edhe një herë i shkroi shefit të divizionit, për ta pyetur nëse duhet ta vazhdojnë hetimin për Hitlerin potencialisht të humbur.

“Nëse shtabi kryesor urdhëron, Departamenti i Bogotas mund të kryejë një hetim në lidhje me rastin e Adolf Satlmajer në Tonga, të  Kolumbisë”, thuhej në letër.

Një javë më vonë, kreu i Divizionit u përgjigj se nuk ka kundërshtime për të ndërmarrë një hetim të mëtejshëm të këtij rasti.

Në të njëjtën kohë ai mendonte “se do të nevojiten shumë përpjekje dhe kushte për këtë punë” pa qenë në gjendje të arrihet diçka konkrete.

Prandaj ai sugjeroi që hetimi të  ndërpritet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu