Hoferer: Fshirja e shqiptarëve nga listat zgjedhore ka impakt të madh në rezultat, Serbia të sigurojë zgjedhje të drejta

Christian Hoferer, presidenti i Paneuropa Youth Bavaria (Gjermani), u bën thirrje përgjegjësve në Republikën e Serbisë të sigurojnë që zgjedhjet parlamentare këtë të diel të zhvillohen në kushte të drejta.

“Është e rëndësishme në një demokraci që parimi i drejtësisë midis partive dhe grupeve të ndryshme të respektohet plotësisht,” deklaroi ai këtë të premte.

Sa i përket Luginës së Preshevës, Hoferer i bën apel Presidentit Aleksandar Vucic që të marrë seriozisht pretendimet e “pasivizimit të adresave të përhershme” të shqiptarëve etnikë, veçanërisht në Komunën e Medvegjës.

Meqenëse “pasifikimi i adresave të përhershme” duket se shoqërohet me fshirje nga listat zgjedhore, këto procese mund të kenë, përfundimisht, një ndikim serioz në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës serbe, çdo qytetar serb mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë të votojë në zgjedhjet kombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu