Do të punojmë me kryeparlamentarin e Parlamentit në mbështetje të demokracisë dhe progresit të Maqedonisë në rrugën euroatlantike.
Kështu e filloi fjalimin zv/ndihmes sekretarin amerikan Hojt Ji para Kogresit Amerikan, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai kërkoi që autoritetet shtetërore në Maqedoni të zhvillojnë hetime serioze për sulmet ndaj deputetëve në Parlamentin e Maqedoni. Diplomati amerikan gjithashtu kërkoi që persona e përfshirë në dhunë e 27 prillit të dalin para drejtësisë.
Në sallë u shfaqën edhe fotot e rrahjes brutale të Selës nga ana e aktivistëve të shoqatave shqiptare, ndërsa për to foli DioGuardi, duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar.
Përveç tij, me kongresmenët foli edhe sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, që ishte pjesë e kësaj seance tradicionale e organizuar nga Kongresi dhe prania e vazhdueshme e DioGuardit./ina