Pas humbjes ndaj Turqisë, Holanda është rikthyer te fitoret teksa e mposhti me rezultat të pastër 2:0 Letoninë. Berghuis dhe Luuk de Jong shënuan për “Tulipanët”, teksa shijuan fitoren e parë në këto eliminatore për Botërorin Katar 2022.
Edhe Kroacia fitoi sot ndaj Qipros, duke e lënë pas krahëve humbjen ndaj Sllovenisë.
Pasalic shënoi golin e vetëm për kroatët, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Kroacia shkon në kuotën e tri pikëve në vendin e tretë në grupin H.









