Holanda e Belgjika realizojnë goleada, s’falin Portugalia e Kroacia, Dramë për Turqinë

Goleada, vetëm një barazim dhe shumë emocione në duelet kualifikueset të “Katar 2022”. Belgjika është treguar e pamëshirshme me Bjellorusinë, duke i shënuar tetë gola dhe kështu kryesojnë grupin e tyre me shtatë pikë në tre ndeshje. Çekia e vendit te dytë luante në transfertë dhe e ka pësuar nga Uellsi, që iu fal një goli të shënuar nga Daniel James i Manchester United.

Portugalia është rikthyer te fitorja, madje me përmbysje kundër Luksembugut. Rodrigues i ndëshkoi pas 30 minutash lojë, kurse më pas Jota baraspeshoi shifrat dhe Ronaldo kaloi luzitanët në epërsi. Palhinha realizoi edhe golin e tretë. Më herët Serbia kishte mundur Azerbajxhanin me dy gola të Mitrovic.

Krocia ka marrë vendin e parë në grupin H, me pikë të barabarta me Rusinë. Kroatët likuiduan Maltën në pjesën e dytë me rezultatin 3-0 dhe mes shënuesve e kishin emrin Perisic dhe Modrid, ky i fundit me penallti. Rusia u thye jashtë nga Sllovakia.

Grupi G dhuroi emocione të forta, pasi Turqia barazoi në shtëpi 3-3, edhe pse ishte tre herë në epërsi. Gjithsesi skuadra e Gunes kryeson me 7 pikë, duke lënë pas tre ekipe me nga një pikë më pak. Holanda shpërtheu ndaj Gjibraltarit, duke shënuar shtatë gola, kurse Norvegjia u mjaftua me Sorloth kundër Malit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu