Holanda “po” për integrimin, Rama: Jua kisha thënë, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Parlamenti holandez do të mbështesë tashmë thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë sjell në vëmendje se ai e ka thënë edhe më herët se pa u bërë zgjedhjet në Holandë, Shqipëria nuk ka çfarë të presë.

Ndërsa thotë se tashmë “Shqipëria u zhbllokua”, Edi Rama shpreh falenderim dhe mirënjohje.

Postimi:

Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim🇦🇱🤝🇪🇺 *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua😀 Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim🏃🏻‍♂️”

Mediat holandeze raportuan sot se parlamenti mbështet nisjen e bisedimeve për integrimin e vendit, duke cituar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE– shkruan ne postim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu