Homazhet për Artan Lamen, pranë Akademisë së Shkencave

Nesër do të përcillet në banesën e fundit Artan Lame, i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Familjarët bënë me dije se pritjet në nderim të tij do të mbahen ditën e sotme deri në orën 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në Rrugën e Durrësit.

Ndërkohë homazhet do të mbahen të martën (27 maj) në orën 10:00 pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa në orën 12:00 do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës (Tiranë).

Artan Lame ndërroi jetë më 23 maj në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër. Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu