Homoseksuali i ftoi në banesë, dy djemtë shqiptarë i bëjnë gjëmën francezit

Një shtetas francez është vjedhur nga dy djem shqiptarë të cilët i kishte njohur në rrjetet sociale.

Policia bën me dije se të rinjtë A.T dhe E. Sh kanë pranuar ftesën e francezit që punon në Shqipëri në banesën e tij, për të pirë dhe për të kryer marrëdhënie homoseksuale.

Mirëpo, dy të rinjtë shqiptarë kishin qëllime të tjera. Ata kanë përfituar nga momenti kur francezi ka shkuar në tualet dhe i kanë vjedhur celularët e një laptop. Vjedhja është konstatuar nga shtetasi francez, i cili ka bërë kallëzim në polici.

Ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti, ndërsa së fundmi Gjykata ka dhënë vendimin për dy të rinjtë. A.T. është dënuar me 1 vit e katër muaj burg, ndërsa E.Sh. me 1 vit burg.

A.T. ka thënë në gjykatë se ishte në vështirësi ekonomike dhe se nuk kishte zgjedhje tjetër për të siguruar të holla, pasi kishte edhe një fëmijë të sëmurë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu