Horror, nuk e mbyti dot me jastëk, i riu nga Prilepi vret gjyshen me hekur dore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Borka Medaro” në Prilep, pasi një 30 vjeçar me iniciale M.M. fillimisht ka tentuar të mbysë gjyshen e tij me jastëk.

Por pasi e pa që nuk arriti ta vriste, nipi i të moshuarës e ka goditur për vdekje me një hekur dore në kokë.

Sipas policisë, nipi i të moshuarës është paraqitur personalisht në polici dhe ka pranuar krimin e kryer, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë ku e moshuara mbeti e vdekur në vend. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu