Hoti letër kancelarit austriak: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz.

Përmes kësaj letre, kryeministri Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka dënuar sul met terr oriste që tronditën mbrëmë kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

‘’I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulm et terr oriste në Vjenë dhe qëndrojmë të bashkuar me popullin austriak në këto momente shumë të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak’’, ka shkruar midis tjerash kryeministri Hoti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka siguruar kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, se Kosova mbështetë institucionet dhe popullin austriak, bashkë me komunitetin ndërkombëtarë në luftë kundër terr orizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu