Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qenë ndër të parët që ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për marrjen e detyrës dhe fillimin e mandatit të ri kryeministror.
Hoti në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka shkruar se mezi pret që të bashkëpunojë me Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.
“Qeveria e Kosovës, dhe unë personalisht, mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.Ne jemi të vendosur të përqendrohemi sidomos në rritjen e bashkëpunimit tonë bilateral ekonomik që duhet të përputhet me marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike ndërmjet të dy vendeve tona”, ka shkruar ai.
Kryeministri Hoti po ashtu ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për mandatin e ri qeverisës. Ndërkohë, urime nga Kosova kanë pasuar edhe në adresë të ministrave të tjerë nga ana e homologëve të tyre.










