Hoti-qeverisë: Barrikadat i largojnë të huajt, ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së

Hoti, Qeverisë: Barrikadat i largojnë të huajt, ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së. Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka kritikuar veprimet e qeverisë së republikës së Kosovës.

Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së” ka shkruar Hoti në Facebook.

Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu