Hoti: Veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas arrestimeve të krerëve të OVL UÇK-së dje nga Policia e EULEX-it.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së premte, në një aksion të Policisë së EULEX-it në zyrat e OVL UÇK-së u arrestuan kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, si dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.

Ndërkohë të hënën, më 28 shtator në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu